Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri: Të gjithë zyrtarët e korruptuar do të ndalohen për të hyrë në SHBA

NULL NULL
22.10.2019 09:42

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dijeni se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri shkruan:

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”

Ambasada deklaron se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë boten, 14 prej të cilëve shqiptare, qe u është ndaluar hyrja në SHBA, mes tyre Adriatik Llalla, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/ 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.