Ambasada e ShBA-së uron Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit: Kohë për të nderuar sakrificat NULL NULL 29.11.2024 13:29 29.11.2024 13:29 Foto nga Ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë për 80-vjetorin e Çlirimit. Përmes një postimi në Facebook, ambasada tha se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. “Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, thuhet në urimin e ambasadës./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 3 minuta më parë