Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve NULL NULL 15.06.2025 15:44 15.06.2025 15:44 Ambasada e SHBA-së në Izrael u ka kërkuar të gjithë punonjësve dhe familjarëve të tyre të qëndrojnë në vend për shkak të situatës aktuale. Departamenti i Shtetit ka njoftuar se po u lejon familjarëve të stafit në Izrael, si dhe disa punonjësve jo emergjentë, të largohen nëse dëshirojnë, transmeton klankosova.tv. Sipas bbc, aktualisht, aeroporti ndërkombëtar pranë Tel Avivit është i mbyllur. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për t’u larguar është tokësore, drejt vendeve fqinje si Jordania. Si ambasada në Jerusalem, ashtu edhe zyra në Tel Aviv janë ende të hapura për shërbime konsullore emergjente. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit 23 minuta më parë
Lajme Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin 46 minuta më parë