Ambasada e ShBA-së merr çmim nga VATRA, Hovenier: Kosova po përparon drejt integrimit euroatlantik NULL NULL 15.02.2023 22:24 15.02.2023 22:24 Shoqata VATRA i ka ndarë Ambasadës së ShBA-së në Kosovë një çmim në shenjë mirënjohje për përpjekjet e gjata në mbështetje të paqes dhe prosperitetit në Ballkan. Në emër të ambasadës, çmimin e pranoi kreu i saj, Jeffrey Hovenier, i cili tha se ky çmim është një dëshmi e punës se ekipit të tij dhe e partneritetit të gjatë me Kosovën. “Me perulësi e marrë këtë çmim nga VATRA. Një dëshmi e punës së ekipit tim dhe e partneritetit tonë të gjatë me Kosovën ndërsa ajo përparon drejt integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik; rrit një ekonomi të qëndrueshme dhe forcon institucionet demokratike”, është shprehur Hovenier, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Hovenier në këtë ceremoni takoi edhe aktivistin e çështjes kombëtare, Jim Xhema, për të cilin tha se “angazhimi dhe mbështetja e tij e gjatë për Kosovën janë një demonstrim i prekshëm i të afërmit tonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.