Ambasada e SHBA në Jordani: Personeli të qëndrojë në shtëpi NULL NULL 08.01.2020 11:27 08.01.2020 11:27 Ambasada Amerikane në Jordani ka këshilluar personelin e qeverisë amerikane që të qëndrojnë në shtëpi. Ambasada tha që personeli duhet “të shmangë lëvizjet jashtë shtëpisë më 8 janar, përfshirë mbajtjen e fëmijëve në shtëpi dhe mos dërgimin në shkolla.” Kjo është “për masa sigurie”, tha ambasada, e cila mbetet e hapur. Ajo gjithashtu këshilloi qytetarët amerikanë të mbajnë një profil të ulët, të jenë të vetëdijshëm për rrethinat, të qëndrojnë vigjilentë në vendet e frekuentuara nga turistët, të rishikojnë planet e sigurisë personale dhe të kenë dokumente të udhëtimit të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 10 minuta më parë