Ambasada e Kosovës në ShBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë, i pranishëm edhe Escobari - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Kosovës në ShBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë, i pranishëm edhe Escobari

NULL NULL
24.02.2023 19:43
Gabriel Escobar

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ambasada përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, ka thënë që Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-të është e rëndësishme për dy vendet, përcjell Klankosova.tv.

“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje, bëhet e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i ShBA-ve, Gabriel Escobar.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Ambasada e Kosovës në ShBA