Ambasada britanike për aksionin në veri: Mbështesim Qeverinë e Kosovës

Ambasada britanike për aksionin në veri: Mbështesim Qeverinë e Kosovës

NULL NULL
1 day më parë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas aksionit të policisë në veri të vendit, duke thënë se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se mbështesin Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për sundim të ligjit, përcjell Klankosova.tv.

“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagimin e Ambasadës thuhet që ata që e kërcënojnë mjedisin e sigurtë të gazetarëve duhet të mbajnë përgjegjësi.