16:31, 20 Janar 2020

Ambasada britanike në Prishtinë e ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të emëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të Qeverisë së re.

Kjo ambasadë përmes një postimi në Facebook, thotë se votuesit kanë pritur tre muaj për këtë moment, duke shtuar se shpresa dhe dëshira për të ndryshuar duhet të respektohet.

Më poshtë postimi i plotë i Ambasadës britanike në Facebook:

“Ne e mirëpresim vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të emëruar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të Qeverisë së re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa e tyre dhe dëshira për të ndryshuar, e shprehur aq qartë më 6 tetor, duhet të respektohet”.

“Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë kurajo dhe kreativitet në formimin e qeverisë që reflekton dëshirën e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë