19:40, 30 Dhjetor 2019

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka lëshuar një reagim lidhur me situatën politike të krijuar në Kosovë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në të thuhet se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri të re, për të trajtuar çështjet elementare siç janë buxheti, arsimi dhe të tjera, njofton Klan Kosova.

”Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen. Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës. Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes. Respekti për votuesit dhe Kushtetuten do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë