11:17, 2 Prill 2020

Ambasada amerikane në Shqipëri gjatë kohës së distancimit social në këto kohë të vështira pandemie, thotë se sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari.

“Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”, thuhet në deklaratën e ambasadës, raporton Tch.

Konkurs Pune

Lexo më shumë