Ambasada amerikane në Tiranë, apel qytetarëve: Mos u nisni me vizës turistike për të lindur në ShBA NULL NULL 02.07.2025 17:54 02.07.2025 17:54 Foto ilustruese / AP Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të mos shfrytëzojnë vizën turistike të ShBA-së për të lindur atje. Kjo për shkak se viza mund të ju refuzohet, raporton Klankosova.tv. “Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”. “Oficerët konsullorë të ShBA-së do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane. Kjo është e ndaluar”, ka theksuar Ambasada amerikane në Tiranë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.