Ambasada Amerikane do të kushtojë 215.5 milionë dollarë NULL NULL 06.05.2015 20:04 06.05.2015 20:04 Shteti Amerikan ka njoftuar botërisht për ndërtimin e ambasadës së re në Kosovë. Një ditë pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, në web faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit u publikua njoftimi. Në të thuhet se Ambasada Amerikane do të ndërtohet si simbol i qëndrueshëm i miqësisë me Republikën e Kosovës. Njoftimi jep detaje rreth ndërtesës së ambasadës e cila do të shtrihet në 5 hektarë tokë në Prishtinë. Ambasada do të përfshijë një kancelari, një vendbanim të Trupave të Marinës Amerikane, një ndërtesë kryesore për shërbime dhe vendqëndrimet për stafin e ambasadës. Ky projekt do të kushtojë 215.5 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova. Departamenti i Shtetit njofton se shumica e punëtorëve do të jenë kosovarë. Byroja arkitektonike që do të dizajnojë kompleksin e ambasadës do të jetë Davis Brody Bond nga New York, kurse ndërtuesi do të jetë Harbert International of Birmingham nga Alabama. klankosova.tv
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023