Amanpour: Unë isha në Srebrenicë, ne të gjithë e dijmë se kush është fajtor për këtë masakër NULL NULL 09.12.2019 23:07 09.12.2019 23:07 Deklarata e fituesit të çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, Peter Handke, se “asnjëherë nuk e beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë”, ka ngjallur reagime të shumta. Shumë shtete kanë deklaruar bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi për shkrimtarin austriak. E reagimi më i fundit ka ardhur nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour. Ajo në Twitter, shkroi se di saktësisht se kush ishin përgjegjësit e kësaj masakre. “Unë isha atje. Ne të gjithë e dimë kush është fajtorë”, ka shkruar ajo. Me këtë rast reagim ka pasur edhe nga ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Samantha Power. Power shkroi se bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës. “Më 7/14/95 unë e kam paraqitur një histori në Boston Globe nga Sarajeva që përmbante raportet fillestare nga masakra e Srebrenicës. Bota së shpejti do të mësojë përmasat e gjenocidit të kryer nga ushtarët serb të Bosnjës, të cilët vranë 8 mijë burra dhe djem mysliman. Fakt i pamohueshëm, ka shkruar ajo. Kujtojmë se deri tani ceremoninë e çmimit Nobel e kanë bojkotuar Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Bosnja edhe Afganistani. I was there. We all know who's guilty. #handke #bosnia #BosniaWarJournalists pic.twitter.com/DL2nb8WAQY — Christiane Amanpour (@camanpour) December 9, 2019 On 7/14/95, I filed a @BostonGlobe story from Sarajevo containing initial reports of massacres in Srebrenica. The world would soon learn the extent of the genocide being committed by Bosnian Serb soldiers, who murdered 8,000 Muslim men & boys. Undeniable fact. #Handke #NobelPrize pic.twitter.com/N91aLzFXwK — Samantha Power (@SamanthaJPower) December 9, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29 minuta më parë