Alvarez përfundon transferimin e tij në Atletico Madrid, bëhet shitja rekord e Man Cityt NULL NULL 12.08.2024 18:00 12.08.2024 18:00 Julian Alvarez Julian Alvarez e ka përfunduar transferimin e tij prej 95 milionë eurosh në Atletico Madrid. Ai kështu u bë shitja rekord e klubit të Manchester Cityt. 24-vjeçari do t’i kushtojë Atelticos fillimisht 75 milionë euro, plus deri në 20 milionë euro në shtesa të arritshme, dhe do të bëhet nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e tyre pas Joao Felixit. Alvarez shënoi 36 gola në 103 ndeshje në një qëndrim dy vjeçar te City, duke e mbyllur sezonin e kaluar me 19 gola dhe 13 asistime në 54 paraqitje. Menaxheri i Cityt Pep Guardiola, tha të premten se do të diskutojnë nëse do të shkojnë në tregun e transferimeve për të provuar të zëvendësojnë argjentinasin, shkruan Onefootball.com, përcjell Klankosova.tv. Alvarez i falënderoi ata duke thënë: “Manchester City do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Sot i them lamtumirë këtij klubi të mrekullueshëm, me shumë emocion.Këto kanë qenë dy vite shumë të veçanta. Gjatë kësaj kohe, unë jam rritur dhe kam mësuar shumë – si lojtar dhe si person”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 18/09/2024