Alpinistja Mrika Nikqi publikon çaste gjatë ngjitjes në Mount Everest (FOTO) NULL NULL 06.05.2019 09:50 06.05.2019 09:50 Alpinistja 16 vjeçare nga Peja, Mrika Nikqi, ka shpërndarë disa fotografi gjatë ngjitjes në Mount Everest. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se i është dashur të qëndrojë në Kampin Bazë të këtij vendi për shkak të kushteve të vështira atmosferike, transmeton Klan Kosova. “Për një javë ishim të detyruar të qëndronim në Kampet Bazë për shkak të motit”. “Pavarësisht se ne presim me padurim që të ngjitemi malit sa më shpejt, u përpoqëm që të kalojmë sa më mirë këtu”. Përndryshe qëllimi i alpinistes Nikqi është që të ngjitet në majat më të larta të shtatë kontinenteve para 18 vjetorit të lindjes së saj, me çka do të bëhet vajza më e re në botë që ka kaluar këtë sfidë – Seven Summits. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.