Lajmet e fundit

Shqiponja dykrenore në bjeshkën shqiptare, dikujt ia zuri rrugën.
Në Majën e Korabit, një obelisk u vendos nga alpinistë shqiptarë në shtator, por pas një muaji dyshohet se e hoqën disa maqedonas, duke e gjuajtur në shkëmbinj, raporton Klan Kosova.
Në vend të saj e ngritën flamurin maqedonas. Bile, aktin e përkrahu edhe kryetari i komunës së Kumanovës.
Por, Shoqata e Bjeshkatarëve të Kosovës thonë se është pikërisht Maksim Dimitrievski, kreu i komunës, ai që qëndron pas kësaj.
Unioni i Shoqatave të Alpinistëve të Maqedonisë së Veriut kërkon dënim për përgjegjësit.
Llogaridhënie duan edhe nga Federata Shqiptare e Alpinizmit.
Meqë obelisku nuk është i vendosur në truallin e shtetit maqedonas, nga Ministria e Punëve të Brendshme i thanë Klan Kosovës se, për këtë arsye, nuk kanë marrë ndonjë veprim.
Ndërkaq, nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.
Policia e Shtetit shqiptar konfirmoi për televizionin se, nga verifikimet e djeshme të policisë, struktura rezulton e paprekur.
Për më shumë, ndiqni kronikën në vijim: