Alonso më i shpejti në provat e lira në Australi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alonso më i shpejti në provat e lira në Australi

NULL NULL
nga Naim Selmani 31.03.2023 11:58

Ekipi Aston Martin me pilotin e tyre Fernando Alonso e kanë regjistruar kohën më të shpejtë në provat e dyta të lira në Australi.

Pas 20 minuta nëpër shtegun Albert Park, Alonso regjistroi kohën 1.18.887 përcjell klankosova.tv.

Me këtë rast ai e la pas vetes pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc me gati gjysmë sekonde vonesë.

Ndërsa kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi kampioni aktual dhe lideri Max Verstappen duke qenë mbi 6 të dhjetat më i ngadalshëm.

Teksa pas 17 xhirove të kompletuara 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton me Mercedes e pati kohën e 13-të më të shpejtë.

Kualifikimet në garën për shpërblimin e madh të Australisë zhvillohen të shtunën ndërsa gara të dielën të dyja nisin nga ora 7 në mëngjes dhe transmetohen në Artmotion.

 

lajme të ngjashme