Almir Kryeziu transferohet tek Drita NULL NULL 10.07.2021 21:38 10.07.2021 21:38 Almir Kryeziu është lojtar i ri i nënkampionit të Kosovës në futboll KF Drita. Lajmin e bënë të ditur këta të fundit më anë të një komunikate, përcjell Klan Kosova. “Marrëveshja është arritur sot pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen”, thuhet në njoftim. “Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në ekip”. Kryeziu pritet të jetë pjesë e Dritës në garat evropiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.