Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Almir Kryeziu e kalon Ballkanin në epërsi ndaj Suharekës

NULL NULL
05.04.2025 15:39

Kampioni i Kosovës në fuqi, ka kaluar në avantazh në derbin e qytetit ndaj Suharekës.

Almir Kryeziu arriti që ta dërgojë topin në rrjetë, në minutën e 28′, raporton Klankosova.tv.

Pavarësisht që fillimisht u proklamua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit në VAR, goli u pranua.

Ballkani do të ngjitet në kuotën e 47 pikëve nëse fiton sot, 13 sosh më pak se Drita e vendit të parë dhe tri më shumë se Malisheva që është e treta.

Kurse Suhareka mbetet e teta me 32 pikë, duke luftuar për mbijetesë në Superligë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.