Alma Lama, ambasadore e Kosovës në Itali NULL NULL 05.07.2016 08:51 05.07.2016 08:51 Deputetja e LDK-së, Alma Lama do të jetë ambasadorja e ardhshme e Kosovës në Itali. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. “Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme. Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova DnV: Problemi më akut i ditës së djeshme, fshirja e lehtë e markerit te disa votues 6 orë më parë
Kosova Hamza: Po dihet kush ka pësuar rënie të votave, ne presim t'i kemi më shumë se 200 mijë 7 orë më parë