15:52, 8 Janar 2019

Një luftëtare me baba nga Kosova dhe nënë nga Shqipëria po shkruan historinë e një sporti tajlandez në Australi.

Është 18-vjeçarja Alma Juniku që muajin e kaluar fitoi dy tituj të botës në sportin Muay-Thai, të njohur edhe si tajboks (Thai Boxing).

Alma më 13 dhjetor në Hong Kong e mposhti tajlandezen Zaza Sor Aree dhe kështu fitoi titujt e botës në kategorinë bantam në versionet WBC dhe IPCC.

Luftëtarja e re ka lindur në Australi, ndërsa është pjesë e klubit “Modern Warrior Gym” në Queensland.

Ajo ka nisur si nëntëvjeçare të ushtrojë Muay-Thai, sportin luftarak të Tajlandës, por tashmë të praktikuar në shumë vende të botës. A

Alma tashmë llogaritet luftëtare profesionale, ndërsa të tillë janë edhe vëllai e motra e saj, Andy dhe Amanda Juniku, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.

Fillimisht fëmijët e familjes Juniku nisën me këtë lloj sporti për hobi, por mbetën në të, ndërsa Alma planifikon të qëndrojë gjatë.

Kjo video nuk është meçi ku Alma shpallet kampione, por është një nga ndeshjet që Alma Juniku e ka zhvilluar.

HIGHLIGHTS: Alma Juniku VS Zhang Weili

HIGHLIGHTS: Alma Juniku VS Zhang Weili. Check out the compelling bout involving Muay Thai multi-title holder taking on MMA triple world champion that you wouldn't get to see under normal conditions.

Publiée par Kunlun Fight sur Lundi 18 décembre 2017

Konkurs Pune

Lexo më shumë