Allegri: Pogba shitet për çmimin e duhur NULL NULL 15.06.2015 13:26 15.06.2015 13:26 Trajneri i biankonerëve ka pranuar se disa shumave është vështirë t’i thuhet jo dhe la të hapur që sulmuesi argjentinas Carlos Tevez mund të largohet. Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi mund ta shesë mesfushorin Paul Pogba këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi francez ka qenë shumë i lidhur me një largim të mundshëm nga Torino, me Barcelonën,Real Madridin, Manchester City, Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint Germain të gjithë këto klube janë në ndjekje të lojtarit , tarifa e të cilit mund të shkoj deri në 100 milionë euro . “Natyrisht, për Paul jemi duke folur për një zgjedhje të sojit korporativ, jo teknik. Shifrave të caktuara është vështirë për t’i thënë jo.” Tha trajneri i Juventusit për Gazzeta Dello Sport. “Por, nëse Paul qëndron në Torino, ai duhet ta bëjë këtë me një qëndrim të duhur dhe pa u penduar” “Sepse gjithçka çfarë kemi arritur këtë stinor është vetëm një pikënisje,dhe për të ndërtuar të ardhmen Juves i nevojiten lojtarë të rinj të motivuar që do të përcjellin frymën e duhur te bashkëlojtarët”, u shpreh Allegri,raporton Goal.com,transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 5 days