Allegri hedh poshtë raportimet rreth United: S’flas ende aq mirë anglisht NULL NULL 17.10.2019 08:25 17.10.2019 08:25 Ish menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka hedh ujë të ftohtë mbi raportimet që e lidhnin atë me marrjen e detyrës së menaxherit të Manchester United. Italiani që tash është i papunë ka thënë se nuk qëndron aq mirë me gjuhën angleze sa të marrë punë në Old Trafford. “S’flas aq mirë anglisht, por po mësoj”, është mahitur Allegri, transmeton Klan Kosova. Ai ka vazhduar më tutje të flasë për punën e tij te Juventus. “Ka dy mënyra për të qenë trajner i mirë: autoritar dhe liberal. Unë parapëlqej të dytën, kështu që unë më shumë dëgjoj sesa flas”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.