Alkooli dhe pensionistët: Studimi gjen përfitime për humor të mirë NULL NULL 14.01.2025 17:10 14.01.2025 17:10 Nëse po hyni në pension dhe jeni tunduar të shijoni një gotë verë, mos u ndjeni keq për këtë. Një studim i ri sugjeron se konsumimi i moderuar i alkoolit gjatë kësaj periudhe kalimtare mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër depresionit, transmeton klankosova.tv. Studiuesit nga Universiteti në Kili, ndoqën mbi 27,500 persona për 14 vite, duke regjistruar zakonet e tyre të konsumimit të alkoolit dhe gjendjet shëndetësore. Rezultatet treguan se në përgjithësi, pensionistët kishin më shumë shenja të depresionit krahasuar me ata që vazhdonin të punonin. Megjithatë, analiza zbuloi se pensionistët që konsumonin alkool në mënyrë të moderuar kishin më pak simptoma depresioni sesa ata që pinin tepruar ose nuk konsumonin fare. Konsumimi i moderuar i alkoolit u përcaktua si një deri në tre pije në ditë për gratë dhe një deri në katër pije në ditë për burrat. Ndërsa, pirja e tepruar u klasifikua si katër ose më shumë pije në ditë për gratë dhe pesë ose më shumë për burrat. Autorët e studimit sugjeruan se konsumimi i moderuar mund të lidhet me më pak simptoma depresive për shkak të aftësisë së alkoolit për të përmirësuar humorin përmes socializimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Teknika e 'ecjes në pyll' e Kate Middleton mund të ndihmojë në mposhtjen e kancerit, thonë ekspertët 04/02/2025
Lifestyle TikTokeri më i njohur në botë i bashkohet UNICEF-it si ambasador i vullnetit të mirë 03/02/2025