Alivanoset veterani gjersa ishte duke pritur që të aplikojë për pension NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Një ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është alivanosur sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës gjersa ishte duke pritur në radhë që t`i dorëzojë dokumentet për të aplikuar për pension të veteranëve. Me qindra veteranë të cilët kanë ardhur nga të gjitha anët e Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar ngadalë dhe po hasin në vështirësi në dorëzim të dokumenteve. Dorëzimi i i këtyre të fundit po bëhet në zyrën për çështje të veteranëve pranë Qeverisë, njofton Klan Kosova.