Alivanoset gjyqtarja te Pallati i Drejtësisë NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Për shkak të kushteve jo të mira në sistemin e ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë, është alivanosur gjyqtarja, Nora Bllaca- Dula. Gjyqtarja në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, ka qenë duke u marrë me një rast të krimit të organizuar kur është alivanosur dhe për pasoj është ndërprerë seanca. Këtë lajm për Klan Kosovën e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës Asllan Rusinovci. Ani pse edhe më herët ka pasur ankesa dhe bojkot të punës për shkak të kushteve jo të mira në këtë objekt sidomos në klimatizim, Rusinovci tha se ende nuk është ndërmarr asnjë masë që gjendja e ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë të përmirësohet. Veç problemit me ventilim, Rusinovci tha se në pallatin e ri të drejtësisë po përballen edhe pamjaftueshmëri të ujit të pijes si dhe me problemin e transportit./Klan Kosova.
Kosova Abdixhiku, qeverisë: Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blihet sot për nesër gjithandej në Evropë 13 minuta më parë
Kosova Informatori që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty, është nga Kosova, thotë një hetim i mediumit zviceran 25 minuta më parë