Aliu: Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon brenda dy muajve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aliu: Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon brenda dy muajve

NULL NULL
3 months më parë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, rreth kohës se kur do të përfundojnë punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Aliu tha se punimet do të përfundojnë brenda 2 muajve, sapo të fillojë sezoni i ndërtimeve e që sipas tij, është muaji prill.

Ai tha se që nga 2018 kur është nënshkruar kontrata për këtë rrugë, janë kryer vetëm 30 për qind e punimeve.

“30 për qind të tjera janë kryer brenda tre muajsh dhe pjesa e mbetur kryhet në një periudhë shumë më të shpejtë, pra diku 1 deri në 2 muaj, sapo të fillojë sezoni e ndërtimeve e që është muaji prill”, është shprehur Aliu, njofton Klankosova.tv.