Aliu, në takim me kryetarët e komunave, thekson nevojën e ndërtimit të stadiumit të ri në Ferizaj NULL NULL 13.02.2023 17:57 13.02.2023 17:57 Kryetarët e komunave u mblodhën sot në Prishtinë për të biseduar për infrastrukturën e futbollit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim ka theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të stadiumit të ri “Ismat Shabani”. “Sot, bashkë me kolegë, kryetarë të komunave të Kosovës, në takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për të biseduar për infrastrukturën e futbollit dhe planifikimin në 5 vitet e ardhshme në këtë drejtim, ku theksova domosdoshmërinë e ndërtimit të stadiumit të ri futbollistik “Ismet Shabani” në Ferizaj, ashtu siç është kërkesë e mijëra ferizajasve, në zonën e komplekseve sportive në pjesën urbane, vepër madhore që e meriton Ferizaj, sportistët, klubet sportive, tifozeria e sportdashësit ferizajas”, ka shkruar Aliu në Facebook. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 13 orë më parë