Aliu: Në masakrën e Izbicës në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe (VIDEO) NULL NULL 28.03.2023 18:41 28.03.2023 18:41 Dëshmitari i Masakrës së Izbicës, Avni Aliu, ka folur për përvjetorin e 24 të masakrës ku mbetën të vrarë 147 persona. Aliu, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe e deri tek të moshuarit. “Viktimat kanë qenë të moshave të ndryshme prej dy muajve e deri tek një i moshuar që ishte invalid. Ka shumë fëmijë të vrarë në mesin e viktimave”, tha Aliu. Aliu që kishte qenë mësimdhënës në atë kohë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe pas 24 vjetëve e ka një peng nga ajo masakër, njofton Klankosova.tv. “Kam qenë mësimdhënës, mirëpo e kam lënë për t’ju bashkangjitur UÇK-së. Atë ditë kemi qenë në këtë mal dhe më vjen shumë keq që s’kemi mund me i mbrojte civilët, ndihem keq sa herë vi këtu që s’arritëm t’i mbrojmë”, tha Aliu. Mes tjerash, dëshmitari i kësaj masakre tha se s’ka shpresë në gjetjen e personave të zhdukur nga Izbica. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023