Aliu i VV-së të mërkurën shkon ta ‘çlirojë’ Shtimen (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 29/11/2021 nga Qendresa Sinani 29/11/2021 Votat i mori me 14 nëntor, për t’u bëri i pari i Komunës së Shtimes, por Qemajl Aliu edhe pas 15 ditëve, nuk po e shijon ulësen e të parit të komunës. Për pranim-dorëzimin e detyrës nuk janë marrë vesh fare me kryetarin në largim, Naim Ismajlin. Megjithatë, Aliu e ka vendosur 1 dhjetorin datën kur do të shkojë të marrë pushtetin në dorë. “Të mërkurën në ora 11:00 do të jem në komunën e Shtimes bashkë me stafin tim, dhe aty pres që ta gjejë kryetarin tashmë në largim që ta bëjmë pranim dorëzimin e detyrës”, tha Aliu. I pari i Shtimes, pati bërë goxha bujë me një deklarim të tijin pas korrjes së fitores, kur tha se Shtimja u çlirua pas 22 vjetësh. Por, sipas tij, nga rivali i tij politik u tentua t’i transformohet kjo deklaratë. Për këtë thënie Aliu thotë se ka marrë edhe kërcënime nga veteranë e anëtarë të shoqatave të dala nga lufta.
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 34 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 35 minuta më parë
Kosova Ymeri (SBASHK): Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor (VIDEO) 35 minuta më parë