Aliu: Ferizaj bëri historinë, faleminderit ferizajas! NULL NULL 18.10.2021 00:45 18.10.2021 00:45 Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, i ka falënderuar votuesit e tij në këtë qytet pasi si duket e ka siguruar edhe një mandat në krye të këtij qyteti. “Ferizaj bëri historinë, FALEMINDERIT FERIZAJ “, ka shkruar Aliu në Facebook. “Fitore historike, triumf i qytetarisë, kulturës politike, vlerësimit të punës e ndershmërisë, ky është Ferizaj e këta janë ferizajasit”. “Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë”. Sipas Aliut, ka fituar qeverisja qytetare dhe ajo politike, dhe u shpreh i privilegjuar për këtë besim që i është dhënë. “Fitoi Ferizaj, fitoi qeverisja qytetare e jo politike. Fituam të gjithë ne, bashkëqytetarë!” “Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra ferizajas, bashkë na presin punë të mbara”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 16 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 55 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë