Aliti, Kololli dhe Kryeziu në aksion për Zurich, ndeshja e tyre kundër Young Boys transmetohet në Artmotion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aliti, Kololli dhe Kryeziu në aksion për Zurich, ndeshja e tyre kundër Young Boys transmetohet në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 22/04/2021

Liga e Zvicrës luan ndeshjen e fundit të xhiros së 30-të këtë të enjte.

Teksa në planprogram është një ndeshje shumë interesante dhe derbi në mes të dy skuadrave që kanë rivalitet të madh si Zurich dhe Young Boys.

Ky duel, si të gjithë më të mirët nga Liga e Zvicrës, transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion, teksa luhet sot me fillim nga ora 20:30.

Young Boys deri në këto çaste ka arritur që për 29 duele të arkëtojë plot 66 pikë dhe të jetë e qetë në pozitën e parë tabelore madje me 23 pikë më shumë se sa vendi i dytë kurse në anën tjetër, Zurich qëndron e shtata me 35 pikë në 29 duele dhe matematikisht akoma nuk e ka siguruar as mbijetesën, por as nuk i ka të shuara gjasat për kalim në UEFA Conference League.

Ky duel do të transmetohet në kanalin Art Sport 2 të platformës Artmotion.