Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alija (FDH): Dokumentimi zyrtar i krimeve të luftës të bëhet me kujdes, mos të ngatërrohen informata (VIDEO)

NULL NULL
03.04.2024 18:37

Avokati Amer Alija, po thotë se dokumentimi zyrtar i krimeve të luftës, pritet të bëhet me shumë kujdes, për shkak të mosdublifikimit të informatave.

Tutje në Info Magazine, ai specifikoi se për më shumë se 25 vite nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në bashkëpunim me atë të Serbisë, janë në terren duke i hulumtuar vrasjet dhe zhdukjet, dhe listat janë publike, transmeton klankosova.tv.

”Kosovës i mungon deri më tani një dokumentim zyrtar i krimeve të luftës. Tani në këtë periudhë, përmes regjistrimit, krahas me regjistrimin e popullatës do të evidentohen edhe shkelje të tjera, siç janë ekonomike, por edhe vrasjet, humbjet, të zhdukurit e të tjera”.

”Ekzistojnë listat e personave të vrarë dhe të zhdukur, ekzistojnë listat publike të personave të zhdukur, po ashtu edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë me atë në Serbi, për më shumë se 25 vite janë në terren duke i hulumtuar vrasjet dhe zhdukjet, dhe listat janë publike”.

”Nuk do doja ta them, që mundet me pasë ndoshta edhe gabime, për arsye se një person që intervistohet mundet me deklaru që e kam pasë shtëpinë e djegur, por ashtu dhe i treti e i katërti dhe duhet të ketë kujdes që të mos dublifikohen informata”.

”Pastaj duhet të bëhet verifikimi i listave për këtë arsye duhet të bëhet një dokumentim me kujdes që të mos ngatërrohen informata, sepse palët e treta më pastaj mund të keqinterpretohen. Sepse dokumentimi duhet të bëhet me kujdes, e për këtë arsye edhe është krijuar ky institut. Besojmë që të gjithë ato lista, qoftë nga shoqata apo organizata, duhet të verifikohen”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.