Ali Ahmeti, Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje për këtë ofendim e poshtërim NULL NULL 06.02.2025 23:50 06.02.2025 23:50 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar sërish deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se në RMV nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas Ahmetit, Kurti duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij, është keqinformuar dhe kjo deklaratë është ofendim e poshtërim mbi të gjitha për ushtrinë. Ahmeti citon edhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ligjet për gjuhën shqipe nuk duhen prekur. “Dashtë Zoti e mbledhshin mend të shohin që kjo nuk është punë shakaje. Do të thotë shqiptarët reagojnë si komb e jo si shqiptarë të Maqedonisë. Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë që ua ka thënë institucioneve se gjuha e shqipe është e kombit dhe si komb i dalin zot”. “Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e Edi Ramën, leni ligjet mos prekni te gjuha aty ku nuk preket. Gabimi është i Albin Kurtit, nëse e kanë keqinformuar informatorët prej këtu duhet të dalë të kërkojë falje të shqiptarëve të Maqedonisë që tha se gjuha shqipe kurrë zyrtare s’ka qenë. Dy javë ditë antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoni janë thirrë në kryeministrin e Kosovës. Ja kryeministri i Kosovës thotë gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni”. “Me keqardhje e kam ndje këtë deklaratë prandaj sa s’është vonë, duhet të dalë e të kërkojë falje për këtë ofendim dhe poshtërim që është bërë ushtarëve se nonat e Kosovës, djemtë këtu i kanë të varrosur për atë gjuhë. Janë këtu në varrezat e dëshmorëve trupat e tyre”, ka deklaruar Ahmeti. /reporttv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025