21:34, 19 Korrik 2019

Pas shumë reagimeve të liderëve institucional dhe partiak në Kosovë dhe Shqipëri, ndaj dorëheqjës së kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ahmeti me këtë rast u shpreh se Haradinaj është përballur gjithmonë me vështirësi, por pavarësisht kësaj ai ia ka dalur.

“U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhnjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhnjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të radhës.”

Kreu i BDI-së në Maqedoni shtoi se është i bindur që Ramushi do të dëshmoj luftën e popullit për liri dhe pavarësi.

“Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi.”

Konkurs Pune

Lexo më shumë