Algjeria do ta rihapë ambasadën në Kiev pas një viti mbylljeje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Algjeria do ta rihapë ambasadën në Kiev pas një viti mbylljeje

NULL NULL
26.02.2023 13:13
Ambasada e Algjerise

Algjeria ka thënë se do ta rihapë ambasadën në Kiev një vit pasi ajo u mbyll për pushtimin rus të Ukrainës, sipas televizionit shtetëror të vendit.

“Ky vendim bie në kuadrin e ruajtjes së interesave të shtetit algjerian dhe interesave të komunitetit kombëtar në këtë vend”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Ambasada algjeriane në Kiev, e cila pezulloi aktivitetet e saj për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Ukrainë, do të menaxhohet nga i Ngarkuari me Punë”.

Ambasada u mbyll në mars të vitit të kaluar pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Vendimi për rihapjen e ambasadës do të jetë efektiv “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.