9:03, 23 Gusht 2019

Të paktën pesë njerëz janë vrarë në një koncert të repit në kryeqytetin e Algjerisë, Algiers.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në një stadium për të dëgjuar reperin Abderraouf Derradji, i njohur më mirë si Soolking, dyshohet se personat u shkelën nga një pjesë e turmës kur një barrelë e stadiumit u prish.

Po ashtu aty u plagosën edhe 21 njerëz  të cilët u dërguan në spital, thanë burime mjekësore për mediat lokale.

Sipas BBC media e lajmeve TSA raportoi se nga pesë të rinjtë e vrarë, tre ishin burra dhe dy gra.

Detaje më të hollësishme rreth ngjarjes deri më tani nuk ka.

Konkurs Pune

Lexo më shumë