Lajmet e fundit

Alex Morgan ka zbuluar se ajo dhe familja e saj kanë rezultuar pozitiv me COVID-19
Futbollistja 31 vjeçare hyri në Twitter për të lajmëruar ndjekësit e saj se ajo, burri Servando Carraso dhe vajza e tyre shtatëmuajshe Charlie janë infektuar pasi u kthyen nga pushimet në shtëpinë e tyre, transmeton Klan Kosova.
“Për fat të keq, unë dhe familja ime e kemi mbyllur vitin 2020 me COVID-19 ndërsa ishim në Kaliforni gjatë pushimeve. Të gjithë jemi në gjendje të mirë shpirtërore dhe po rimëkëmbemi mirë”, shkroi ajo në Twitter.