Alex Marquez, pole position në Argjentinë NULL NULL nga Naim Selmani 01.04.2023 16:45 nga Naim Selmani 01.04.2023 16:45 Motoristi spanjoll Alex Marquez i ka befasuar të gjithë në kualifikimet e Moto GP në shtegun e Argjentinës. Ai e regjistroi kohën më të shpejtë në shtegun Termas de Rio Hondo me kohën prej 1.43.881 transmeton klankosova.tv. Me këtë rast Marquez merr pole position për herë të parë në karrierën në Moto GP. Këtë arritje e bëri me foto finish në tentimin e fundit. Pas tij janë dy motoristët italian Marco Bezzecchi dhe Francesco Bagnaia.