Alergologu nga Çikago: Fryrja e gabuar e hundës, rrezik për veshët dhe mukozën NULL NULL 11.12.2024 15:53 11.12.2024 15:53 Fryrja e hundës gjatë stinës së festave mund të duket e zakonshme, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të bëhet gabimisht dhe të shkaktojë probleme shëndetësore. Sipas Dr. Zachary Rubin, alergolog pediatrik nga Çikago, fryrja e ajrit dhe mukusit nga të dyja vrimat e hundës njëkohësisht mund të shkaktojë presion të tepruar në pasazhet delikate të hundës, duke shtyrë viruset dhe bakteret drejt tubave eustakianë që lidhin hundën me veshët, transmeton klankosova.tv. Kjo rrit rrezikun e infeksioneve të veshit dhe madje mund të shkaktojë dhimbje ose, në raste të rralla, shpërthim të daulles së veshit. Dr. Carl Philpott, profesor i rinologjisë, shton për Daily Mail, se fryrja e fortë mund të çojë edhe në dëmtime të kockave të vogla të veshit të brendshëm. Mjekët këshillojnë të fryhet hunda me kujdes për të shmangur komplikimet e mundshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.