Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aleksandar Vuçiq në siklet, shqiptarët në Bruksel i bërtasin nga ndërtesat (VIDEO)

NULL NULL
08.11.2018 23:26

Në takimin e fundit që pati në Bruksel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiq u tha se u shfaq në negociata me zëra agresivë.

Por, kjo s’mbetet me kaq, pasi pas këtij takimi, Aleksandar Vuçiq u pa në siklet derisa po jepte një intervistë televizive për një medium nga Beogradi, njofton Klan Kosova.

Në pamjet të cilat mund t’i shihni nga minuta 12e45sec, televizioni publik i Serbisë pretendon se këtë moskomoditet të Vuçiqit e shkaktuan disa shqiptarë, pasi sipas tyre e sulmuan atë verbalisht.

”Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”, shprehet Vuçiq, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.