Aleksa Beçiq bëhet kryetar i Kuvendit në Mal të Zi NULL NULL 23.09.2020 19:18 23.09.2020 19:18 Kryetari i koalicionit “Paqja është kombi ynë” dhe kryetari i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, është zgjedhur kryetari i Parlamentit në Mal të Zi, transmeton Klan Kosova. 45 deputetë votuan për emërimin e tij, një deputet ishte kundër dhe kishte 25 fletëvotime të zbrazëta. Beçiq ka thënë se betohet se do ta kryejë detyrën e tij sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me ndërgjegje. Para votimit, deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Bardh e Zi”, anëtarët e Partisë Boshnjake dhe deputeti nga lista elektorale shqiptare “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, Nik Gjelosaj, ka thënë se ata do të mbështesin propozimin që Beçiq do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, shkruan Vijesti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Në uniformë ushtarake burri plagos tre persona në Bregun Perëndimor, përfshirë një të mitur 51 sekonda më parë
Kosova Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë 5 minuta më parë