Alec Baldwin thotë se nuk qëlloi me armë në setin e filmit Rust (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alec Baldwin thotë se nuk qëlloi me armë në setin e filmit Rust (VIDEO)

NULL NULL
02/12/2021

Alec Baldwin thotë se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës që plagosi për vdekje Halyna Hutchins në xhirimet e filmit Rust. Aktori e bëri këtë pretendim në intervistën e tij të parë që nga incidenti në tetor.

“Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do t’i tërhiqja këmbëzën. Asnjëherë,” i tha ai George Stephanopoulos për ABC News.

Intervista është regjistruar të martën dhe pritet të transmetohet në SHBA të enjten në mbrëmje. Gazetari e përshkroi 63 vjeçarin, si “të shkatërruar” por “shumë të sinqertë”, ndërsa parashikonte intervistën në Good Morning America të së mërkurës.

“Kam bërë mijëra intervista në 20 vitet e fundit në ABC. Kjo ishte më intensivja që kam përjetuar ndonjëherë.” tha ai.

Intervista shënon herën e parë që Baldwin ka folur për incidentin në kamera, përveç një interviste të shkurtër që ai dha për TMZ në tetor, në një përpjekje për të ndaluar paparacët që ta ndjekin atë dhe familjen e tij. Në atë paraqitje, ai e përshkroi incidentin si një “episod një në një trilion” dhe tha se aksidente të kësaj natyre ndodhnin shumë rrallë në sete filmash, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Hutchins u qëllua dhe u vra ndërsa Baldwin po provonte me atë që ai besonte se ishte një armë “e ftohtë” – ose e sigurt – në xhirimet e Rust në New Mexico.  Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas të shtënave, por më vonë vdiq nga plagët e saj. I plagosur ka mbetur edhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç.

I pyetur nga z.Stefanopulos sesi një plumb i vërtetë kishte hyrë në shesh, Baldwin u përgjigj: “Nuk e kam idenë.

“Dikush futi një plumb të vërtetë në një armë. Një plumb që as që supozohej të ishte në pronë.”