Aleatja e Angela Merkel, Ursula von der Leyen zgjidhet kryetare e Komisionit Europian NULL NULL 16.07.2019 21:03 16.07.2019 21:03 Pas një votimi të fshehtë mes deputetësh, Ursula von der Leyen e Gjermanisë, është zgjedhur kryetare e Komisionit të Bashkimit Europian. Aleatja e afërt e kancelares gjermane Angela Merkel, siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Europian të martën mbrëma, njofton Klan Kosova. Ursula von der Leyen, Ministrja gjermane e Mbrojtjes do të zëvendësojë Jean-Claude Junckerin më 1 nëntor, duke u rënditur si gruaja e parë që ushtron këtë detyrë në Bashkimin Europian. Komisioni i Bashkimit Europian harton ligjet e BE-së, zbaton rregullat e BE-së dhe ka fuqinë për të shqiptuar gjoba për shtetet anëtare nëse është e nevojshme. ”Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani”, është shprehur Ursula von der Leyen në një fjalim menjëherë pas votimit. ”Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive”, ka shtuar ajo. Ursula von der Leyen u votua nga 383 deputetë të Parlamentit Europian nga gjithsej 733 sa ishin të pranishëm, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë