Aleatët e NATO-s takohen me Zelenskyn teksa Samiti i Hagës përfundon NULL NULL 25.06.2025 18:00 25.06.2025 18:00 Teksa presidenti amerikan Donald Trump po mbante konferencën e tij për shtyp, kryeministri britanik Keir Starmer po takohej me shefin e NATO-s, Mark Rutte, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë. Duke hapur takimin, Rutte tha: “Mesazhi që del nga ky samit është i qartë: Angazhimi i NATO-s ndaj Ukrainës vazhdon”. Ai u zotua se NATO do ta mbajë Ukrainën “në luftë” me “mbështetje praktike dhe politike të paparë”, duke përfshirë “ndihmë të gjerë ushtarake”. Në përgjithësi, masat e dakorduara në samit “e sjellin Ukrainën më afër NATO-s”, vazhdoi Rutte, dhe tha se Zelensky mund të “mbështetet te ne tani dhe në të ardhmen”. Zelenskyy u përgjigj: “Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe ndaj popullit tonë, ndaj ushtarëve tanë, njerëzve vërtet heroikë. Dhe është gjithashtu shumë mirë që mund të mbështetemi te ju dhe të gjithë anëtarët e aleatëve të NATO-s. Jemi shumë mirënjohës ndaj jush”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Itali, deklarohet i dyshuari: E vrava dhe fsheha në pyll 3 minuta më parë
Kosova “Kam paguar 20 euro për kafe, jo për nusen”: Rrëfimi i martesës së Diellës me Boshkon në Zubin Potok (VIDEO) 4 minuta më parë