Albulena Haxhiu: Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albulena Haxhiu: Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit

NULL NULL
08/09/2018

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalimet e presidentit Hashim Thaçi për Kosovën lindore po kurorëzohen me serbizimin e liqenit të Ujmanit.

Së shpejti pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ta vizitojë veriun e Mitrovicës dhe në këtë rast ka reaguar deputetja Haxhiu nëpërmjet një postimi në faqen e saj të Facebook-ut, njofton Klan Kosova.

“Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit.

Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë” ka shkruar Haxhiu.

 

klankosova.tv