Albulena Haxhiu, GDP-së: Vjedhja e projektligjit për referendum e ulët dhe e dënueshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albulena Haxhiu, GDP-së: Vjedhja e projektligjit për referendum e ulët dhe e dënueshme

NULL NULL
11/04/2018

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se “vjedhja e projektligjit për referendum nga deputetët e Grupit të Pavarur të Deputetëve është e ulët dhe e dënueshme”.

“Sapo u njoftova që GDP ka proceduar në Kuvend projektligjin për referendum”.

“Të hënën në konferencë për medie, kam njoftuar që gjatë kësaj jave, do t’a procedojmë këtë projektligj në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

“U njoftova që projektligji që ka proceduar GDP, është projektligji që është drafti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i njëjti pa ndryshuar asgjë. ( natyrisht pa korrektimet që i kemi finalizuar dje në grupin punues të Lëvizjes, e që kanë qenë të nevojshme)”

“GDP ka pasur mundësi t’a dërgoj një draft tjetër. Vjedhja e këtij projektligji është e ulët dhe e dënueshme”.

“Konkurrencën le t’ja bëjnë PDK-së dhe jo Lëvizjes! Por në fakt me PDK-në ka kohë që nuk janë marrë”!

Deputetët e pavarur rivalizojnë Vetëvendosjen rreth Ligjit për Referendum (FOTO)

klankosova.tv