Albulena Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Albulena Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

NULL NULL
1 month më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar për dyshimet se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”.

Për këtë, Hoxha foli pak më herët edhe në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd, e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, tha ish-kryeprokurori.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, shtoi ai.