Albulena Haxhiu e quan hipokrizi reagimin e Kadri Veselit pas largimit të ambasadës amerikane nga AKVP NULL NULL 16/08/2019 16/08/2019 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur hipokrizi reagimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli pas vendimit të Ambasadës së SHBA-së për largimin nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. “Hipokrizia e Veselit nuk ka fund dhe ka nisur të bëhet e gërditshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Klan Kosova. “I njëjti paska folur rreth largimit të Ambasadës Amerikane nga AKVP, për shkak të Naser Shales apo Ftyrës. Në fakt deputetet e PDK, AAK dhe Nismes e kanë votuar të njëjtin edhe përkundër faktit që Komisioni për Legjislacion kishte rekomanduar të mos përkrahet i njëjti. Pazaret i kanë bërë bashkë andaj PANhajnia duhet të largohet në PAKO”. “Lëvizja VETËVENDOSJE!, është shpresa e vetme prandaj e kemi shansin e artë për t’i larguar këta nga pushteti”.
Lajme Australi: Arrestohet një person i armatosur pas të shtënave në aeroportin e Kanberrës 7 minuta më parë