Albulena Balaj Halimaj: VV s’ka partner në nismën për mocion mosbesimi

Albulena Balaj Halimaj: VV s’ka partner në nismën për mocion mosbesimi

2 muaj më parë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është parti e vetmuar pasi që i ka prishur raportet me të gjitha subjektet tjera politike.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo e ka quajtur iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, një spektakël politik të VV-së.

“Ne jemi kundër mocionit të mosbesimit sepse kemi parë se si qeverisin ata. Pra në këtë kohë nuk besoj se do t’ua kishim mundësuar atyre që të qeverisin. Ne kemi parë se VV pa asnjë arsye i ka bërë një luftë speciale Nismës”.

“Tash kërkojnë nënshkrimet e Nismës, pra cila është arsyeja që ju e luftuat Nismën aq vrazhdë? Derisa ata nisin mocion, normalisht që i kërkojnë edhe nënshkrimet e partive tjera”.

“Kam lexuar që i kanë kërkuar edhe Aleancës, Nismës dhe PDK-së, por në fakt ata nuk kanë asnjë partner, e kemi parë se si janë sjellë me LDK-në. Janë të vetëm dhe ky inicim është një spektakël që kanë dashur ta bëjmë”.

klankosova.tv